BallinaKronikeLuftë me policinë, RENEA plagos 45-vjeçarin në Elbasan

Luftë me policinë, RENEA plagos 45-vjeçarin në Elbasan

spot_img
spot_img

Pas arrestimit të 45-vjeçarit Josif Kavaja, policia ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen.

Ata bëjnë me dije se RENEA dhe Kavaja kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur 45-vjeçari. Sipas policisë, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K  ndaj forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar n? fshatin Selte, Elbasan,  për kontroll banese me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se:

Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht  shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por  ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë  shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular