Autoritetet kineze kanë lëshuar një sërë udhëzimesh për të ndëshkuar ashpër blerjet e paligjshme të kafshëve të egra për konsum ose qëllime të tjera, të cilat synojnë të eliminojnë me vendosmëri praktikën e konsumimit të kafshëve të egra.
Zyrtarët kinezë bëjnë thirrje për një goditje të gjuetisë dhe vrasjeve të paligjshme të kafshëve të egra, si dhe blerjen e paligjshme, transportimin, shitjen, importimin dhe eksportimin e kafshëve të egra dhe produkteve të botës së egër, për të prishur zinxhirin e fitimit nga tregtia e paligjshme e kafshëve të egra, shkruan “Xinhua”.