BallinaAktualitet“Temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje”/Ylli Manjani tregon 10 ditët e...

“Temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje”/Ylli Manjani tregon 10 ditët e vështira me Covid

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar eksperiencën e tij me Covid 19. Ai rrëfen se prej 10 ditësh ka pasur temperaturë të lartë e dhimbje të forta trupi, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij. Manjani ka ironizuar edhe qeverinë, duke theksuar se i ka kursyer 4 vaksina.

Postimi i plotë i Manjanit

Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon. Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj. Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë…

Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë… Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam!

U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material biologjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular