Një shpërthim ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve të para raportohet se i është vendosur lëndë eksplozive një automjeti.
Shpërthimi me tritol ka ndodhur në lagjen Rus, ku është hedhur në erë një automjet i parkur.
Fatmirësish nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve.