Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën e lumit të Vlorës, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur tre persona.
Mes të lënduarve është edhe një fëmijë 3 vjeç. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet që në vazhdim të zbardhen rrethanat dhe më shumë detaje mbi ngjarjen.