BallinaAktualitetDenoncimi i gazetarit Sulozeqi: Spitali pa mjekë në Sarandë, pushtetarët propagandë me...

Denoncimi i gazetarit Sulozeqi: Spitali pa mjekë në Sarandë, pushtetarët propagandë me 2 kuti ndihma dhuratë

spot_img
spot_img

Propagandë e ka cilësuar gazetari dhe ish kandidati për Deputet Skerdilaid Sulozeqi vizitën në spital të deputetit Alket Hyseni dhe kryetarit të Bashkisë Sarandë Ardiam Gurma, të cilëson si ofiqarë.
Nëpërmjet një statusi Sulozeqi shkruan se spitali i Sarandës vuan mungesën e mjekëve dhe se godina është shndërruar në fole militantësh.
Statusi i plotë:

Spitali i Sarandës ka mbetur si godinë fantazmë, pasi përveç propagandës boshe, nuk ka staf mjekësor.
Përvecse personelit të nderuar të infermierëve Ministria e Shëndetësisë ka shkurtuar drastikisht strukturën e mjekëve.
Në spitalin e Sarandës ka dy ditë në muaj mjek Hematolog, mjek Onkolog, Neurolog, ndërsa nuk ka mjek të instaluar Reumatolog, Dermatalog, Kirurg, Mjeko-Ligjor, Anestezist, Internist etj.
Pra, qytetarët nuk marrin shërbimin mjekësor për shkak të mungesës së mjekëve specialist, do iu duhet të shkojnë të marrin shërbimin në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ose të Vlorës, pasi në Sarandë ka mungesë të theksuar mjekësh, ose do iu duhet të lënë takim në dy herët në muaj që mjeku specialist vjen.

E katandisën spitalin në strukturë pa mjek, në fole militantësh, jo në shtëpinë e shërimit të qytetarëve, ndërkohë që numrat e Covid në Sarandë rriten përditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular