BallinaUncategorizedEMRI+FOTO/Një tjetër mjek shqiptar humb betejën me Covid

EMRI+FOTO/Një tjetër mjek shqiptar humb betejën me Covid

spot_img
spot_img

Ka vdekur sot si pasojë e COVID-19 anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë SHSKUK-ja, duke njoftuar se anesteziologu nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.

“Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK. ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, ku edhe kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Postimi i ODA e Mjekëve

Humb betejën me koronavirusin në moshën 55 vjeçare Dr. Sylejman Dulla.

Dr. Dulla ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, ku nuk e kishte ndërprerë punën as gjatë pandemisë dhe vijonte tu shërbente qytetarëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular