BallinaAktualitetHeroi 7-vjeçar, hyn mes flakëve dhe i shpëton jetën motrës së vogël:...

Heroi 7-vjeçar, hyn mes flakëve dhe i shpëton jetën motrës së vogël: Isha i frikësuar, por nuk doja që motra të vdiste

spot_img
spot_img

Një djalë 7 vjeçar me emrin Eli i shpëtoi jetën motrës së tij të vogël, pasi hyri mes flakëve dhe e nxorri të gjallë nga dhoma.

Familja Davidson e përbërë nga prindërit Chris dhe Nicole vendosën 3 fëmijët e tyre në gjumë dhe më pas shkuan të flinin edhe vetë.

Por pas disa orësh Nicole u zgjua nga një erë e fortë tymi, ndërsa u tmerrua kur pa se shtëpia ishte pushtuar nga flakët dhe vajza e saj 22 muajshe Erin ishte bllokuar në dhomën e saj.

Çifti arriti të nxirrte jashtë Elin-in, 7-vjeçar dhe djalin tjetër 2 vjeç, Elijah, por vajza ishte rrethuar nga zjarri.

“U përpoqëm ta shpëtonim përmes dritares, por ishte e pamundur të mbërrinim tek ajo. Atëherë Eli u ngjit, theu xhamin e hyri brenda e arriti të tërhiqte djepin”, rrëfen Nicole, e cila ende nuk e ka marrë veten nga episodi që mund t’i kishte kushtuar jetën asaj dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes se saj, por që fatmirësisht, pati fund të lumtur.

“Mendoja se nuk mund të bajë, por më pas mora guximin dhe hyra. Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”, tha Eli 7 vjeçar, i cili është i birësuar nga familja Davidson.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular