Nga Nard Ndoka
Nuk keni parë gjë akoma”, Ramsi!
Konstatim:
– Qeveri me shokë e shoqe dhe me burrat e shoqeve.
– Korrupsion, arrogancë, paaftësi, nepotizëm.
– Koncensione, PPP, grabitje të pronës publike.
– Shembja e Teatrit Kombëtar, krim shtetëror dhe kombëtar.
– Borxhi publik deri në kufijtë e falimentimit të shtetit.
– Sistem shëndetësor, në kolaps të thellë, Vilma përfituesja e vetme.
– Sistemi i Arsimit problematik, studentë në grevë herë pas here.
– Insfrastruktura, një dështim i dhimbshëm e me pasoja.
– Rendi e siguria nën pushtetin e bandave.
– Bujqësia në mjerim të thellë, pa treg, pa vaditje, pa financim, pa strategji.
– Sistem drejtësie të shkërmoqur, qëllimisht. Vendi, tre vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.
– Krim, drogë, kanabizim të vendit, deri në rrezik kombëtar.
– Zgjedhje lokale moniste, antikushtetuese, organizuar në formën e “grushtit të shtetit” institucional.
– Vjedhje dhe blerje të votave, Kryeministri, Ministra, Deputet, Kryetar Bashkie, Drejtues të Policisë së Shtetit, të kapur me prova e fakte, në krim zgjedhor, në bashkëpunim me grupet kriminale.
– Tërmet, abuzim dhe demagogji me fatkeqësinë deri në ekstrem.
– Pandemi, COVID-19, vdekje, trauma të shëndetit mendor, mbyllje totale, krizë e thellë ekonomike, politike dhe morale.
– Deputet dhe Kryetar Bashkie, të lidhur me krimin, trafikantë droge, përdhunues në grup.
– Ministra të lidhur me botën e krimit, ministra të padekretuar nga Presidenti.
– Shtatë vite duke “hap” negociatat me Bashkimin Europian, tallje deri në cinizëm.
– Drejtimi i OSBE-së, një dështim dhe krizë institucionale.
– Shitja, falja e detit Greqisë, tradhti kombëtare.
– Protagonizëm folklorik, në bashkëpunim me Vuçiç, interferim për falje të territoreve shqiptare Serbisë.
– Armik me Lidershipin Kosovar (Osmani, Haradinaj, Kurti, Mustafa e Surroi), deri në padi gjyqësore për llogje kazani.
– Vasal i bindur i Erdoganit dhe Vuçiçit, deri në poshtërim.
– Tepsi, kazan, timon, ERTV.
– Reformë Zgjedhore në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e Opozitës, rast unikal në 30-vite pluralizëm.
Mbyllje:
Në të sëmës 2020 e Rilindja.
Ma va fan cula Ramsi!
![✅](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t33/1/16/2705.png)
Më mirë 2021, shpresë, besim dhe begati për të gjithë shqiptarët kudo janë!![🇦🇱](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t42/1/16/1f1e6_1f1f1.png)
![🇦🇱](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t42/1/16/1f1e6_1f1f1.png)