Artan Shkreli do të jetë kreu i ri i Institutit të Ndërtimit duke zënë kështu vendin e Agron Hysenlliut, i cili ndërroi jetë nga COVID-19 në 15 nëntor të këtij viti.
Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren e “ABC” Erblina Mile nga Ministria e Energjisë. Shkreli deri tani ka qenë zv/ ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërsa tashmë i është besuar detyra e re.
Ndërkohë që Gjergji Simaku nga drejtor në drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë është emëruar në postin e zv/ ministrit.