Pronari shqiptar i dy restoranteve të njohura në South Shore njoftoi të dielën se do të përdorte 30,000 dollarë nga shitja e kartave dhuratë të Krishtlindjeve, për të shpërblyer personelin e restoranteve të tij.
Leo Keka zotëron Alba – një restorant për mish dhe prodhimesh deti në Quincy Center dhe “Alba on 53” në Hanover, e cila u hap këtë gusht që kaloi
Paratë janë mënyra e tij për të falënderuar punonjësit “për përpjekjet me sukses që bënë këtë vit pandemie, që do ta kishte shkatërrërruar industrinë e restoranteve”
Shpërblimet shënojnë gjithashtu 30- vjetorin e mbërritjes së Kekës në Amerikë, sipas një mesazhi në faqen e restorantit Alba në Facebook.
Keka arriti në Boston në 1990 si refugjat nga Shqipëria. Ai nuk dinte asgjë për SHBA, ishte 20 vjeç dhe nuk fliste anglisht. Ai punoi në industrinë e restoranteve, duke filluar me larjen e enëve, pastaj kamarier në Anthony’s Pier 4, restoranti legjendar Seaport në pronësi të emigrantit tjetër shqiptar, Anthony Athanas për shtatë vjet dhe më pas në Grill 23 në South End.
Një ditë në vitin 2001, ai ishte në Quincy Center dhe pa që një restorant kinez në rrugën Hancock po mbyllej. Ai e mori me qira ambientin dhe hapi Alba – “i emërtuar sipas Shqipërisë”, i tha ai Ledger.
Alba shpejt u bë një dritëz në skenën e restoranteve të qytetit. Në vitin 2006, Keka u zhvendos përtej rrugës në vendndodhjen aktuale të Albës.
Në mesazhin e Facebook, biznesi falënderoi klientët për mbështetjen e tyre gjatë një viti të vështirë 2020 dhe në veçanti për nxitimin e tyre për të blerë karta-dhuratë para festës.
“Ka qenë padyshim një vit shumë i vështirë për të gjithë në industrinë e restoranteve. Por falë jush, dhe natyrisht personelit tonë më të mirë në biznes, ne qemë në gjendje t’ju shërbejnë brenda udhëzimeve të sigurisë shtetërore gjatë gjithë vitit 2020 “, shkruanin punonjësit.