Aktori i humorit, Gentian Zenalaj, ka humbur të atin, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, si pasojë e koronavriusit.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Zenelaj, nëpërmjet një njoftim, ndërsa thotë se beteja e babait të tij, Rexhep Zenelaj ishte e gjatë dhe e vështirë.
Ai njofton se varrimi do të zhvillohet nesër, në orën 13:00, në Shëngjin.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë.
Varrimi zhvillohet nesër në orën 13 :00 në Shëngjin”, njofton Gentiani.