Coronavirusi i merr jetën i inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore
Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. 38-vjeçari qëndroi rreth 2 javë i shtruar në këtë spital dhe ishte në oksigjenim.
Ditët e fundit,inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë.
Të forta kanë qënë reagimet e kolegëve dhe miqve të Klodianit në rrjetet sociale, ku shprehin jo vetëm dhimbjen e madhe për humbjen e mikut të tyre por edhe ngushëllime familjarëve për këtë largim të parakohshëm nga jeta të Klodianit.
38-vjeçari nga Tirana, Klodian Shevroja, pasi kishte punuar për disa vite si pjesë e strukturave speciale në Tiranë, u tranferua në Komisariatin e Policisë Kuçovë në Korrik 2016,ku punoi inspektor krimesh deri në muajin prill të këtij viti.
Nga muaji prill e në vazhdim, Klodian Shevroja punonte si specialist në parandalimin e kultivimit të narkotike në Seksionin e Hetimit të Trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.