BallinaAktualitet“Jam një i vdekur që marr frymë”/ U akuzua si përdhunues, ish-nënkomisari...

“Jam një i vdekur që marr frymë”/ U akuzua si përdhunues, ish-nënkomisari kërkon drejtësi disa muaj pasi prokuroria…

spot_img
spot_img

“Jam një i vdekur që marr frymë vetëm për të vënë dinjitetin në vend”.

Kështu e përshkruan gjendjen e tij 61 vjeçari Izmir Duraku. Në 6 qershor 2020 jeta e tij ndryshoi komplet rrjedhë. Nga një nënkomisar policie me 20 vite eksperiencë që së fundmi drejtonte stacionin policor në Fushë Arrëz ai u akuzua publikisht si përdhunues.

Pasditen e 6 qershorit u thirr nga kolegët në zyrë për një sqarim dhe sapo hyri brenda saj pa në flashin informativ të televizorit emrin e tij dhe mësoi se ishte arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Ai rrëfen mes të tjerash se do preferonte më mirë vdekjen sesa bashkëshortja, fëmijët dhe fisi i tij të lexonin për çfarë ai ishte arrestuar.

Për fatin e tij të mirë familja i qëndroi pranë, por struktura e policisë të cilës I kishte shërbyer një jetë jo. Nuk u prezumua I pafajshëm as nga drejtori I policisë dhe as ministri i Brendshëm të cilët në qëndrimet publike iu drejtuan me fjalë të rënda dhe e përjashtuan nga policia.

Vetëm një ditë më vonë atij iu hoqën prangat nga dora dhe arrestimi I tij u quajt I paligjshëm.

Prokuroria nuk regjistroi asnjë çështje në ngarkim të Izmirit, por ai ende quhet i padenjë nga ana e uniformave blu./bw

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular