BallinaKryesoreLISTA/Në provim për licencën. 1110 infermierët e rinj! Sezoni i dytë nis...

LISTA/Në provim për licencën. 1110 infermierët e rinj! Sezoni i dytë nis në javën e dytë të muajit janar 2021

spot_img
spot_img

Në javën e dytë të muajit janar nis sezoni i dytë të provimeve të shtetit për profesionistët e mjekësisë.

“Urdhri i Infermierit” ka bërë publik emrat e 1110 të rinjve, që pasi kanë përfunduar studimet 5-vjeçare dhe praktikën e detyrueshme profesionale, janë gati të futen në provimin për licencën. Pa këtë dokument, asnjë prej të diplomuarve nuk futet dot në punë. Lista me emrat ka shkuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të hartojë kalendarin e testimeve me datën dhe orën e saktë për infermierët, mamitë, fizioterapeutët, logopedët, teknikët e laboratorit dhe imazherisë.

E dhëna e mësipërme është shumë e rëndësishme, pasi mosrespektimi i saj penalizon kandidatin nga pjesëmarrja në provim. Tarifa e paguar prej 10 mijë lekësh nuk i kthehet më. Veç të tjerash, provimi gjatë këtyre muajve vjen me risi, të cilat kandidatët duhet t’i kenë në konsideratë kur të paraqiten. Veç dokumenteve që kërkohen prej kohësh, ID dhe kopje e saj, kopje të dy diplomave bachelor e master, si dhe faturën e pagesës së tarifës bazuar mbi herën e testimit, mjekët apo infermierët e ardhshëm duhet të kenë me vete edhe maskë e doreza. Ndërsa gjatë testimit marrja me vete e sendeve personale, celularit apo e çdolloj komunikimi i përjashton nga testimi. Në tabelën më poshtë janë vetëm kandidatët, emrat e të cilëve ka përcjellë “Urdhri i Infermierit”.

Bashkë me ta, në sezon do të marrin pjesë edhe një pjesë e mjekëve që nuk u futen dot në dhjetor si dhe ata që do të referojë “Urdhri i Farmacistit”. Çdo sezon, mbi 2 mijë mjekë e infermierë futen në provim, por një pjesë e konsiderueshëm rezultojnë mbetës. I vetmi penalizim është punësimi, pasi prej tri vitesh qeveria ka hequr kufirin maksimal prej pesë mundësish për të marrë testin. Tanimë, çdo mbetës mund të ritestohet duke paguar për çdo herë një tarifë shtesë 2500 lekë mbi atë bazë, që është 10 mijë lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular