Alarmi u ngrit nga një grua e cila ishte në dhomën tjetër dhe vrapoi në dhomën e gjumit të 84-vjeçarit pasi dëgjoi zhurmën. Ai ishte i shtrirë në tokë në një pellg gjaku dhe një plagë në kokë.
Në fillim e moshuara mendoi se ai kishte rënë në tokë dhe kishte goditur kokën, prandaj telefonoi menjëherë urgjencën.
Pasi arriti në spital, mjekët kuptuan se ai kishte qëlluar veten në veshin e majtë. Skanimi tregoi copa plumbash në kokën e tij. Ekzaminimi gjithashtu konfirmoi se 84-vjeçari ishte i infektuar me koronavirus.
Nga hetimet e kryera dhe nga dëshmia e gruas, dyshimet janë se ai ka vrarë veten. Arma e përdorur u gjet poshtë shtratit që me shumë mundësi ka përfunduar aty pas vetëvrasjes.