BallinaKryesoreNjë rezume e arsimit të lartë në Shqipëri: Si dështoi metodologjia e...

Një rezume e arsimit të lartë në Shqipëri: Si dështoi metodologjia e mësimit online…

spot_img
spot_img

Nga Dr. Ervis Krymbi @ Kolindo Vjerdha

Ky vit që po mbyllim ishte i vështirë për të gjithë e sidomos për ata që iu desh të ndryshonin mënyrën e të vepruarit dhe të përshtateshin me të renë. Një ndër fushat që pësoi ndryshime thelbësore në mënyrën e funksionimit të saj ishte arsimi. Kuptohet si çdo ndryshim kësaj here i detyrueshëm pasohet me problematika dhe hezetime përsa i përket efikasitetit që transmeton.

Nisja e kësaj rezumeje na çon herët që në fillimin e “lock down-it” në Shqipëri, ku të gjithë u gjenden të papërgatitur. Mungonte një strukturim i qartë i asaj që do pasonte për gjatë deri në përfundim të këtij viti. Kishte paqartësi përsa i përket platformave online, ku kjo ofroi një larmishmëri përdorimesh duke mos patur kështu një orientim të unifikuar. Të bësh kalime të tilla duhet punë paraprake e organizuar për një kohë të gjatë dhe padyshim të kishte testime mbi eficencën që ofronin. E ardhur në këto formë u paraqiten menjëherë problemet e para. Mungonte trajnimi i posaçëm për pedagogët dhe mësuesit në përdorimin e këtyre platformave gjë që u pasua më pas edhe me mungesë të efektivitetit që mësimdhënia të jepej në nivelet e duhura. Si rrjedhojë kjo më pas krijon paqartësi te studentët dhe humb kështu interesin e tyre, duke i shtuar kësaj edhe situatën e panjohur me të cilën po përballeshin.

Duke u nisur në prizmin ekonomik për shumë studentë bëhej e pamundur aksesueshmëria e mësimit online. Në shumë zona nuk kishte platforma interneti e po ashtu në shume raste të tjera gjendja e rënduar ekonomike nuk i krijonte mundesinë që të kishin paisjet e duhura me të cilat të logoheshin në platformë. Këto veshtirësi patjetër që ndikojnë edhe në demotivimin e studentëve dhe në rezultatet e tyre gjë që rrit pakënaqësinë. Kostot shtesë nuk u kompensuan për asnjë moment ndonëse tarifat ishin paguar pranë universiteteve dhe shërbimet në auditore mungonin. Të gjitha të marra së bashku kanë rënduar shumë në arkën e familjeve shqiptare ku i janë dashur të sakrifikonin më shumë këtë vit për t’i mundësuar fëmijëve të tyre vazhdimin e studimeve.

Metodologjia e mësimit online ka ndikuar edhe në rezultatet e mësimdhënies. Studentët kanë hasur vështirësi në kuptueshmërinë e lëndëve gjë që ka ndikuar jo vëtem në rezultatet e tyre, por edhe në venitjen e interesit për të qënë prezent në mësim.

Kuptohet që në situata të jashtëzakonshme zgjedhjet vijnë të detyrueshme. E rëndësishme është që problematikat të kapen në kohën e duhur dhe të gjenden zgjidhjet konkrete në të mirë të të gjithëve. Arsimi është baza mbi të cilën ngrihet qytetaria dhe kultura e një kombi prandaj nuk duhet lënë në mëshirë të fatit. Politikat arsimore duhet të jenë të unifikuara dhe koherente duke minimizuar problematikat dhe duke ofruar efiçencë në rezultatet e tyre.

Dr.Ervis Krymbi

Kolindo Vjerdha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular