Nga Gezim Elezi
Si sot 75 vjet ma pare e pikerisht ne mramjen e 28 Dhjetorit te vitit 1945 u be ni nder masakrat ma makabre e te pergjakshme kunder forcave nacionaliste te Malesise se Gjakoves ku shumicen e te masakruerve e perbenin trimat pre Prycit.
28 Shqiptare te preme ne bese edhe prej komunistave shqiptar pasi u moren nga kullat e Sulejman Kryeziut u cuen ne kodrat e Herecit komuna e Decanit te cilet ishin vene perballe qindra serbosllaveve te armatosun deri ne dhembe .
Ishin 28 bashkeluftetaret ma trima te trimit Gani Beg Kryeziut duke llogarite ketu edhe perkrahes e simpatizante te tij qe u vrane e u masakruan ne menyren ma cnjerezore.
Kjo ngjarje edhe pse nuk u publikue per mbi 50 vite te sundimit sllavo- komunist si ne Shqipni e ne Kosove, hyni e mbeti ne kujtesen e njerezve si nje nga ekzekutimet ma barbare nga me te shemtuarat te llojit sllavo- komunist.
Eshte e pa mundur te pershkruhen, a aq ma pak te perfytyrohen skenat tragjike gjakatare te asaj mramje te ftohte dhjetori qe perjetoi kodra e Herecit.
Rrefimet e Mal Shytit pre Berishe e te Zenel Adem Aliajt pre Kerrnajes se Gashit te cilet ZOTI e fati i madh i tyre
mes shume vuajtjesh per jete a vdekje munden te shpetojne gjalle.
Deshmite e tyre rrethqethese kane ardhur deri ne ditet e sotme goje me goje.
Zenel Ademin kam pase fatin e madh ta takoj si ne Shqipni ne shtepine e burrit te mire kusherinit te tij Tahir Sejdia.
Zeneli tregonte ngjarjen origjinal se si i kishin cveshe krejtesisht e te lidhun kame e duar, Zeneli ishe ne moshe te thyeme tashme se kishte ardhur ne kohen pas hymjes se demokracise ne Shqipni por trup madh e i fuqishem dukej pavaresisht se i kishte kalue te 80 tat me kujtohet se me te pre Amerike kishte ardhur edhe vellaji i tina Zog Ademi.
Zeneli ne perleshje me oficerin Serb kishte arritur tia merrte altine nga dora e me kete allti ta linte te dekun, megjithese edhe vete kishte disa plage ishte largue me shpejtesi te madhe por dhe pa rroba ne trup.
Pas shume vuajtjesh e mundimesh po edhe ndjekjeve kishte arritur te fshihej tek ni mullar me kashte.
Te nesermen aty afer tregonte Zeneli kolon ni grue e ky burre trim nxjerr vetem kryt per jashte duke i kerkue ndihme kesaj burrneshe e maspari i kerkon rroba per tu veshur pasi i tregon se nuk kam asni rrobe veshun.
Perndjekjet e Zenelit po ashtu edhe te Mal Shytit prej Berishe .
kishin vazhdue edhe vite e vite ma mrapa .
Per te vetmen aresye te mos kene deshmitare te asaj ngjarje makebre.
Urrejtja antishqipetate dhe shkalla e nalte e egersise se ekzekutoreve sllavo-komuniste i kalonte permasat e bishave, shtazeve te terbueme.
Pasi te ekzekutoret ua kishin hjekun rrobat e te arrestuemve nacionalista dhe vene para turtures nen temperatures se ulet qe kishte shkue deri minus 15 grade celisius te asaj nate dhjetori kishin fillue t’ju binin me kazma lopata, torrokope e cekice duke ua thye duar e kame dhe se fundmi edhe cekic mas kreje e tuj hedhun per se gjalli ne bunarer e Herecit edhe ata pak qe ishin ne momentet e fundut te jetes.
Pas ardhjes se demokracise me ni grup intelektualesh kemi vizitue vendngjarjen
dhe aty dukeshin vetem shenjat e bunareve kurse per britmat e trishtueshme te asaj na te te ferrit na treguen edhe dy banore te vjeter te atij vendi qe i kishin ndie britjet trishtuese, ku keta te fundit i kishi edhe shijat afer bunareve.
Pas dy oreve turtura cnjerezore katilet kishin arrite kishin arrite ti mposhtin trimat nacionalista Shqipetare.
Mbi token e ngrime kishin mbetun te dekun por kurre te harruem:
Hasan e Xhevat Keyeziu nga Gjakova
Selim Mal Dula nga Paci i Ptycit
Brahim Muzli Demaliaj nga Paci i Ptycit
Shaban Sadik Saracini nga Saracini Berishe
Shpend Zeqir Prengjoni bashke me te birin Sali Shpend Prengjoni nga Zherka
e Ptycit.
Uke Arif Prengjoni nga Zherka e Ptycit
Imer Halil Prengjoni nga zherka e Ptycit
Mete Rexhe Saracini Berishe
Col Isuf Koka Visoce Berishe
Sadri Dash Gjonpapaj Mash Berishe Sali Shend Mujaj Pac Ptyc
Muse Avdyl Nezaj Leniq Ptyc
Ali Miftar Zhuta Kepenek- Ptyc
Ram Ozmani Gash
Shpend Halili Gash
Zmajl Sadik Kokaj- Berishe
Rexhe Mehmeti Pac- Ptyc
Mehmet Ali Mehmetaj Vlad- Pac-Ptyc
Zenel Miftar Zhuta Kepenek-Ptyc
Shaban Ali Barami Kepenek-Ptyc
Keta burra trima ishin luftetare trima e te shquar qe kishin dhane prova ne fushet e betejave kunder okupatoreve te Kombit tone.
Ishin krenaria e forcave nacionalistave te Gani Beg Kryeziut dhe jo viktima qe u flijuen per interesa te ngushta te tyre apo te Kryezinjeve, as aventuriere e mercenare t’shitun per pare sic u cilesien nga propaganda komuniste per gjate 45- viteve.
Keta burra trima prej Gjakoves dhe Malesise se Gjakoves e pikrishtpjesa ma e madhe e tyne prej Ptycit te Malesise se Gjakoves u martirizuen per Shqipnine e Dardanine e lire e Demokratike, per bashkimin e trojeve etnike, natyrale te Kombit tone
NY. USA
28 Dhjetor 2020