BallinaBotaUFO-t ekzistojnë? Ish-drejtor i CIA-s: Do ishim shumë arrogantë nëse do të...

UFO-t ekzistojnë? Ish-drejtor i CIA-s: Do ishim shumë arrogantë nëse do të besonim se…

spot_img
spot_img

Një ish-drejtor i CIA-s ka thënë se është e gabuar të besosh se nuk ka forma të tjera jetësore përtej Tokës.

Ndërsa komentoi për videot tronditëse të deklasifikuara që tregojnë UFO pranë një anije të Marinës Amerikane.

John Brennan tha në një video se “nuk është kundër” mundësisë së ekzistencës së formave aliene të jetës.

“Unë mendoj se disa nga fenomenet që do të shohim vazhdojnë të jenë të pashpjegueshme dhe mund të jenë, në fakt, një lloj fenomeni që është rezultat i diçkaje që ne ende nuk e kuptojmë. Dhe kjo mund të përfshijë një lloj aktiviteti që disa mund të thonë se përbën një formë tjetër të jetës. A nuk do të ishim ne shumë arrogantë nëse do të besonim se nuk ka asnjë formë tjetër të jetës askund në të gjithë universin? “, tha Brennan.

Komentet e tij vijnë muaj pasi Departamenti i Mbrojtjes publikoi tre video të Marinës nga 2014 dhe 2015, që  treguan një “fenomen ajror të paidentifikuar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular