Një mjek në Angli është përballur me një situatë të pazakontë, pasi një hajdut e ka kërcënuar me thikë, për t’i marr ilaçet në ambulancë.
Sipas “ladbible”, Mjeku ishte thirrur nga burri, duke i thënë se vajza e tij kishte rënë në rrugë dhe se nuk po merrte dot frymë, por sapo mjeku kishte zbritur nga ambulanca për ta ndihmuar, iu vu thika në fyt
Mjeku mori disa dëmtime të lehta në qafa, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Është një situatë mjaft e rrezikshme, unë kam 26 vite në këtë punë dhe është hera e dytë që përsëritet, që vjedhin ilaçet në ambulancë”, tha ai.
Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa autoritetet vendase thanë se kanë nisur hetimet.