BallinaAktualitetVaksinimi anti-Covid i popullatës, mjeku: Vetëm propagandë! Këtu nuk është sjellë akoma...

Vaksinimi anti-Covid i popullatës, mjeku: Vetëm propagandë! Këtu nuk është sjellë akoma një frigorifer

spot_img
spot_img

Në një intervistë përmes Skype për Ora News, mjeku Petrit Vargu  komentoi atë çfarë po bën Shqipëria për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Sipas tij, qeveria deri tani ka bërë vetëm propagandë duke mos marrë asnjë masë konkrete, ndërsa lavdëroi punën e qeverive të Ballkanit.

Petrit Vargu: “Unë mendoj, deri tani është bërë më shumë propagandë se sa tentativë reale. Kush ka bërë tentativë reale, ka mbyllur gojën, ka sjellë 1 ose 2 vaksina në vendin e tij. Të gjithë politikanët e vendeve të Ballkanit kanë arritur rezultate të shkëlqyera. Ne dalim vetëm fotografi. Bëjmë udhëtime gjoja për lobingje dhe çuditërisht, numri që kërkon Shqipëria është shumë i vogël në krahasim me shtetet e tjera, tek ne janë zero.

Në Europë vaksinimi mbaron në këtë vit që vjen. Nëse politika jonë e ka çuar vendin deri në atë derexhe sa të krahasohemi me vendet afrikane, ose vendet e prapambetura aziatike apo të Amerikës Latine, kjo është gjë për tu parë pastaj.  Do të jetë një handikap i madh i politikës sonë, i pashlyeshëm.

Si vend i Europës unë mendoj se nuk mund të jemi në vendet e para, ku janë ato të BE, por fill pas tyre pasi siç thashë më parë, ne na ndihmon numri i vogël i popullsisë që kemi. Kështu që ne, fare mirë imunitetin e tufës e arrijmë me një sasi shumë të vogël vaksinash. Por çuditërisht ne kemi një terr të madh informativ. E vetmja gjë që dimë është një vend i çuditshëm ku do të bëhen vaksinat. Do të jetë stadiumi “Air Albania”, që kush e ka projektuar atë stadium vetëm për bërë vaksinën nuk e ka projektuar.

Ne duhet të tentojmë ti bëjmë presion sa më tepër qeverisë që të na pajisë sepse çdo ditë e vonuar është një ditë ku humben jetë. Ju e shihni vetë që është një kronikë e zezë lufta kundër Covid-it. Duhet të bëjmë masa konkrete, jo propagandë

Sipas mjekut nëse qeveria “i jep qytetarëve të gjithë gamën e vaksinave, ka të drejtë ti kërkojë bërjen sa më shpejt të saj. Por këtu nuk është sjellë akoma një frigorifer e jo më të flasim për praktika superiore për të vaksinuar popullin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular