BallinaAktualitetVIDEO/I kushtuan vitit të mbrapshtë 2020, parodistët e Vlorës: Gratë në rrugë...

VIDEO/I kushtuan vitit të mbrapshtë 2020, parodistët e Vlorës: Gratë në rrugë na përshëndesin “në të s’ëmës”

spot_img
spot_img

Parodistët e Vlorës janë një prej grupeve ikonë të humorit shqiptar. Afrimi dhe Agroni, të vetmit që kanë mbetur nga grupi, nuk e lënë asnjë publikun e tyre të dashur pa krijimtari të zgjedhur dhe që merr gjithmonë vëmendje.

E fundit ishte parodia e tyre “Në të s’ëmës 2020”, kushtuar vitit të mbrapshtë 2020 që ka lënë shenjë në çdo njeri.

Parodistët e Vlorës shpresojnë që situata të ndryshojë në vitin 2021 dhe këtë e shpresojnë përmes urimit të tyre special.

Ditën e sotme ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku treguan se si lindi ideja për të realizuar parodinë e tyre që u mirëprit shumë mirë nga publiku.

Afrimi tregon se janë frymëzuar nga një parodi italiane, të cilën e kanë përshtatur më pas në gjuhën shqipe.

“E bëmë, na përlqeu shumë, për dy ditë ne e mësuam. Gjetëm një djalë fantastik për të bërë videon, e cila është shumë ndryshe nga ajo e Italisë dhe e kam bërë vetë”, tha Afrimi.

I pyetur se çfarë thonë gratë se është titull “seksit”, Afrimi tha duke qeshur se në rrugë e ndalojnë gratë dhe i thonë: “Përshëndetje në të s’ëmës”.

Ndërkohë Agroni shton se gratë e tyre e kanë mësuar përmendësh menjëherë, pasi e kanë kuptuar se nuk është për keq.

“E kanë pritur mirë, edhe në rrjetet sociale shohim se e kanë pëlqyer shumë”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular