Një ngjarje e rëndë po ndodh në qytetin e Vlorës, ku një i ri po mban nën kërcënimin familjen e tij. Ngjarja po ndodh në lagjen Isa Boletini në Vlorë, ku ndodhet edhe banesa e familjes në fjalë, pranë tregut të orizit.
Dyshohet se gjithçka e ka pikënisjen te një sherr mes të rinjve dhe ku policia i është vënë në ndjekje të riut në fjalë, i cili menjëherë sapo ka pikasur praninë e bluve, ka marrë peng familjen e tij.
Ai është shprehur se do të vrasë familjarët në rast se Policia i afrohet, madje ka deklaruar se do të shpërthejë bombolën e gazit.
Mësohet se i riu ka lidhur bombën e gazit me derën hyrëse, ndërkohë që në vendngjarje Policia dhe FNSH kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe po përpiqen që të negociojnë me të./Fax News