Këto janë pamjet kur një balerinë ruse është qëlluar për vdekje në një rrugë në Moskë, pasi dyshohet se kishte lidhje me një burrë që raportohet se është politikan.
Natalia Pronina, 30 vjeçe u qëllua një vrasës u maskuar, i cili e ekzekutoi me pistoletë nga një distancë e afërt.
Ajo u vra kur po kthehej në shtëpi pas provave dhe thuhet se agresori hodhi një granatë më parë, në mënyrë që të largonte vëmendjen nga të shtënat.
Burimet e policisë thanë për mediat e huaja se dyshohet se krimi është kryer nga një vrasës me pagesë.
Policët po hetojnë disa pretendime se ajo kishte qenë në një lidhje afatgjatë, por sekrete me një burrë të pasur, që besohet të jetë një deputet, i cili stërvitej në arte marciale.