‘E lidhen në një kryq dhe i prenë fytin’/Zbulohet si u masakrua nga dy shqiptarët Isamele Lulli, flirtonte me…

2
521

Prokuroria e Pesaros ka rihapur çështjen e vrasjes së 17 vjeçarit italian, Ismaele Lulli i ekzekutuar në mënyrë makabre nga dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta, të dënuar nga Gjykata e Apelit të Ankonës me burg të përjetëshëm.

Për prokurorët italianë bashkëfajtore në vrasjen e 17 vjecarit italian Ismaele Lulli, është dhe 24 vjeçarja Ambra Saliji, ish e dashura e shqiptarit Igli Meta.

Me vendimin e marrë pak orë më parë, pozicioni i saj ka ndryshuar, nga dëshmitare në procesin ndaj dy shqiptarëve, në person nën hetim me akuzën e bashkëpunimit anomal në vrasjen e vullnetshme të viktimës. Sipas prokurores Irene Lilliu, Ambra Saliji ka ndihmuar në futjen në kurth të viktimës dhe ka pranuar që Igli Meta e Marjo Mema mund t’i bënin keq.

Ambra Saliji do të vihet në gjykim si bashkëfajtore në vrasje, lajm ky që nëna e Ismaele Lulli e ka komentuar se “më në fund do të mund të marrë vesh se çfarë kërkonin nga Ismaele e pse Ambra e futi në kurth të birin e saj”.

“Gjykimin e Ambra-s si fajtore në krim, e kemi kërkuar vite më parë me avokatët. Këmbëngulëm shumë dhe pas arkivimit të çështjes, më në fund na u pranua.”

Krimi ka ndodhur më 19 korrik të 2015 në komunën Sant’Angelo in Vada në provincën e Pesaro Urbinos. 17 vjeçari italian u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar të qytezës dhe u ekzekutua në mënyrë makabre me një prerje të thellë në fyt.

Motivi i këtij krimi ishte xhelozia e shqiptarit Igli Meta me dyshimin e një flirti mes Ismaele Lullit e të fejuarës së tij Ambra. Gjykata italiane ka njohur si ekzekutues të krimit shqiptarin Igli Meta e si bashkëpunëtor e bashkëautor të plotë në vrasje, mikun e tij Marjo Mema.

Në nivelin e parë të gjykimit Igli Meta ishte dënuar me dënim të përjetshëm e Marjo Mema me 28 vite e 4 muaj burg. Por Gjykata e Apelit të Ankonës më vitin 2018 ndryshoi vendim duke i dhënë dënim të përjetshëm të dy autorëve të këtij krimi makabër./ OraNews

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2020/12/29/e-lidhen-ne-nje-kryq-dhe-i-prene-fytin-zbulohet-si-u-masakrua-nga-dy-shqiptaret-isamele-lulli-flirtonte-me/ […]

Comments are closed.