Pierre Cardin, stilisti francez emri i tij i famshëm që ka krijuar në një numër të madh produkteve, pasi stilet e tij ikonike të Epokës së Hapësirës e çuan atë në stratosferën e modës në vitet 1960, ka vdekur. Ai ishte 98 vjeç.
Ikona e botës së mosdës vdiq në mëngjes në spitalin Amerikan në Neuilly, në perëndim të Parisit. Lajmin e trishtë e ka dhënë familja e tij.
Lindur në San Biagio di Callalta (Venecia) më 2 korrik 1922, Pierre Cardin kaloi fëmijërinë e tij në Saint-Étienne ku edhe mësoi të qepë. Ai zbarkoi në Paris në 1945 dhe bëri debutimin e tij të parë.
Në 1946, Christian Dior i ofroi atij një punë si rrobaqepës në shtëpinë e modës që sapo kishte krijuar. Pierre Cardin kaloi katër vjet atje para se të hapte të tijën, në 10 rue Richepanse.
Ai ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e tij të së ashtuquajturës Epoka Hapësinore. Preferonte forma dhe motive gjeometrike, shpesh duke injoruar formën femërore. Gjithashtu përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike.
Një antikonfirmist në sektorin e prodhimit, emri i Cardin është stampuar në mijëra produkte nga orët e dorës deri te çarçafët e krevatit dhe në kohën e lulëzimit të markës në vitet 1970 dhe ’80, mallrat që mbanin firmën e tij u shitën në rreth 100,000 dyqane në mbarë botën.