BallinaAktualitetMijëra të vaksinuar në ditë, ky shtet do ta “mposhtë” i pari...

Mijëra të vaksinuar në ditë, ky shtet do ta “mposhtë” i pari pandeminë COVID-19

spot_img

Autoritetet shëndetësore në Izrael po vaksinojnë me shpejtësi popullatën dhe ndoshta shumë shpejt ky shtet mund ta mposhtë pandeminë që ka gjunjëzuar botën.

Sipas gazetës gjermane, BILD, ky shtet po vaksinon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe deri dje mendohet se janë vaksinuar 500 mijë persona.

Ritmi me të cilin po ecën vaksinimi është plot 100 mijë persona në ditë. Autoritetet kanë konfirmuar se vaksinat nuk do të mbarojnë, ndryshe nga sa kishin shkruar mediat.

Deri më tani, Izraeli ka vaksinuar 3 në 100 persona, duke mbajtur vendin e parë në botë. Më pas vjen Bahreini dhe më pas Britania e Madhe. Pas tyre është SHBA dhe Rusia.

Shteti me mbi 9 mln banorë mund të përmbyllë shumë shpejt procesin e imunitetit të tufës. Deri më tani nuk janë raportuar probleme në procesin e vaksinimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular