Gent Cakaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Jashtëm dhe në vendin e tij është emëruar Olta Xhaçka. Nisur nga kjo lëvizje, vendin e Xhaçkës te ministria e Mbrojtjes do të jetë Niko Peleshi. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në qeveri.
Gent Cakaj nuk do jetë më ministër i Jashtëm, ndërsa në vend të tij, Rama ka emëruar Olta Xhaçkën që drejtonte ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka rikthyer në kabinet Niko Peleshin, i cili do mbaj postin e ministrit të Mbrojtjes.