Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pozhoran të Vitisë në Kosovë, ku dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe pastaj veten.
Sipas informacioneve, familja kishte ardhur nga Zvicra për festat e fundvitit.
Vrasjen e katërfishtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se ende nuk kanë më shumë informacione, por ka konfirmuar se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë.
“Është e vërtetë që ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në Pozhoran të Vitisë. Ende nuk kemi më shumë informacione dhe ekipet e Policisë janë në vendngjarje”, ka thënë ai./ Koha/