Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti në familje, një 59-vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen dhe motrën e saj.
Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi janë motrat që u ekzekutuan ditën e sotme nga 59-vjeçari Përparim Ademi.
Kristina kishte një lidhje me 59-vjeçarin dhe dyshohet se një konflikt mes tyre ka çuar në këtë fund tragjik.
Krimi i rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur të njërës nga viktimat. Paraprakisht dyshohet se arsyet e kësaj ngjarje është një konflikt i çastit mes autorit dhe bashkëjetueses së tij, e cila i ka kërkuar ndërprerjen e bashkëjetesës.