BallinaKryesoreEMRAT-FOTO/Jo vetëm COVID, 2020-ta na mori legjendat e sportit

EMRAT-FOTO/Jo vetëm COVID, 2020-ta na mori legjendat e sportit

spot_img
spot_img

Viti 2020 do të mbahet mend jo vetëm për ndryshimet e jashtëzakonshme që shkaktoi pandemia, por edhe për ndarjen nga jeta të tre prej sportistëve më të njohur të planetit, legjendës argjentinase të futbollit, Diego Armando Maradona, sulmuesit të njohur italian Paolo Rossi dhe basketbollistit të famshëm Kobe Bryant, dy të parët për shkak sëmundjesh dhe i fundit në një aksident ajror.

Futbolli humbi Diego Armando Maradona

Viti 2020 do të mbetet përjetësisht në kujtesë për ndarjen nga jetë të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona. “El Pibe d’oro” mbylli përgjithmonë sytë më 25 nëntor, në shtëpinë e tij në San Andres, lagje në periferi të Buenos Airesit, për shkak të arrestit kardiak. Në fillim të nëntorit, Maradona (sapo kishte mbushur 60-vjeç) iu nënshtrua operacionit në kokë për të hequr mpiksjen e gjakut, por vetëm 21 ditë më vonë ndërroi jetë për shkak të problemeve me zemrën.

Diego Armando Maradona udhëhoqi Argjentinën drejt titullin kampione e botës në vitin 1986, ndërsa në karrierën me klube, shkëlqeu me fanellën e Napolit, ku fitoi dy tituj kampionë, një Kupë Italie, një Kupë UEFA dhe një Superkupë Italie. Bashkia e Napolit vendosi pak ditë më vonë që stadiumit të qytetit t’i japë emrin “Diego Armando Maradona”, në nderim të kujtimit të legjendës…

EMRAT-FOTO/ Jo vetëm COVID, 2020-ta na mori legjendat e sportit

Italia humbi Paolo Rossin, heroin e Botërorit 1982

2020-ta do të mbahet si një vit i zi për futbollin dhe jo vetëm. Paolo Rossi, heroi i Italisë në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Paolo konsiderohej idhull në Itali për shkak të atij Botërori të paharrueshëm. Ai sapo ishte kthyer nga një dënim, por u grumbullua në kombëtare dhe bëri atë, që askush nuk e mendonte.

Italia nuk ishte aspak pretendente, por në fund shkoi me Kupën në shtëpi dhe protagonisti kryesor ishte pa dyshim Rossi. Ai i shënoi një tregolësh të pabesueshëm ndaj Brazilit të mbushur plot me “yje” si dhe I realizoi Gjermanisë në finalen e fituar 3-1 nga të kaltrit. Pas tërheqjes nga futbolli Rossi u bë komentator shumë i zoti, duke punuar në televizione gjigante si Rai, Sky dhe Mediasset. Ai la tre fëmijë, Sofia Elenën, Maria Vittorian dhe Alessandron.

EMRAT-FOTO/ Jo vetëm COVID, 2020-ta na mori legjendat e sportit

Aksidenti tragjik në “Los Angeles”, sporti humb Kobe Bryant

Sporti, në vitin 2020, para se të merrte goditje të njëpasnjëshme për shkak të pandemisë së Koronavirusit, u trondit në muajin janar nga një tragjedi që i mori jetën ikonës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant.

Legjenda 41-vjeçare e koshit, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë ndërruan jete pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin humbi kuotë dhe u përplas në një kodër jo shumë larg Los Angelesit.

Ky lajm tronditës pikëlloi veçanërisht dashamirësit e basketbollit, të cilët janë mrekulluar nga klasi që shfaqte “Black Mamba” mbi parket.

EMRAT-FOTO/ Jo vetëm COVID, 2020-ta na mori legjendat e sportit

Gerard Houllier

Houllier drejtoi gjatë karrierës PSG-në, Lyonin, Liverpool-in, Francën etj. Suksesin më të madh e arriti me “Të kuqtë” në vitet 2001-2003 duke fituar Kupën UEFA dhe Superkupën e Europës.

Gjatë jetës së tij, ai vuante nga problemet në zemër. Në vitin 2001, ai pësoi infarkt në ndeshjen e Premier Leagues ndaj Leeds United

EMRAT-FOTO/ Jo vetëm COVID, 2020-ta na mori legjendat e sportit

Otto Bariç

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Otto Bariç është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare pasi humbi betejën me koronavirusin.

Otto Bariç u emërua trajneri i Shqipërisë në Gusht të vitit 2006 dhe u largua nga kjo detyrë në Nëntor të vitit 2007.

Nën drejtimin e Bariç, Shqipëria zhvilloi 15 ndeshje, duke arritur 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

EMRAT-FOTO/ Jo vetëm COVID, 2020-ta na mori legjendat e sportit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular