Ky vit është cilësuar si një vit i pazakontë, për shkak të gjurmëve të thella që la pandemia e koronavirusit, në të gjithë botën.
Përtej pandemisë, kanë ndodhur ngjarje nga më të ndyshmet, e për fat të keq shumica jo fortë pozitive
Nga lindja në perëndim, nga koronavirusi kinez tek zgjedhjet në SHBA, këto janë ngjarjet që ka “tronditur” botën gjatë vitit 2020:
Pandemia e Koronavirusit
Pandemia e koronavirusit, e quajtur ndryshe Covid-19 nisi në fund të vitit 2019, por ndikimin më të madh e pati në vazhdimësi, përgjatë vitit që po lëmë pas, 2020. Koronavirusi i ri u identifikua së pari në Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei të Kinës, pasi te njerëzit filluan të paraqiteshin pneumoni pa një arsye të qartë.
Virusi tregoi prova të transmetimit nga njeriu te njeriu, dhe shkalla e infeksionit zuri të përshkallëzohej në mesin e janarit të vitit 2020. U konsiderua pandemi pasi u përhap në të gjithë botën, dhe referuar shifrave zyrtare, sot janë 82,860,102 të infektuar, 58,691,323 të shëruar dhe 1,807,472 viktima.
Zjarret masive në Australi dhe SHBA
Në fillim të janarit në Australi u raportua për 25 viktima, miliona kafshë të ngordhura dhe mbi 2000 shtëpi të shkatërruara. Flakët e mëdha shkatërruan jetë njerëzish, florën dhe faunën, me shpresën e zjarrfikësve që prisnin të binte shi dhe t’i ndihmonte për shuarjen e tyre. Këshilli Australian i Sigurimeve deri në fund të janarit raportoi për më shumë se 500 milionë dollarë amerikanë dëme, shifër kjo e cila u rrit ndjeshëm gjatë muajve të verës, ku me rritjen e temperaturave u shtuan dhe zjarret.
Muajt e verës gjatë këtij viti kanë qenë shumë problematikë për SHBA, kryesisht Kalifornian, e cila u përball me zjarre të mëdha që shkatërruan territorin e vendit. Zyrtarët e cilësuan situatën si më të rrezikshmen në historinë e këtij shteti. Në bregun perëndimor të kalifornisë 500 mijë persona u detyruan të largohen nga banesat e tyre. Në 11 shtator u rapoertuan 15 viktima, por bilanci erdhi duke u r rritur, pasi deri atëherë pati 16 të zhdukur.
Vrasja e George Floyd
Një ngjarje tragjike tronditi Amerikën dhe më pas gjithë botën, në 25 maj 2020. Një video e cila u bë virale në internet tregoi një polic të bardhë, Derek Chauvin, i cili i kishte vënë këmbën në fyt një 46-vjeçari me ngjyrë, George Floyd. Ky i fundit nga bllokimi që i ishte bërë në fyt, nuk mund të merrte më frymë dhe humbi jetën tragjikisht, në mes të rrugës.
Në fillim policia në Minesota tha se Floyd kishte bërë rezistencë, por më pas u vërtetua se ngjarja ishte vrasje, dhe si e tillë u cilësua. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta të mëdha në të gjithë botën, kundër policisë dhe përdorimit të dhunës ndaj qytetarëve, kryesisht njerëzve me ngjyrë, të cilët ndihen më të diskriminuar.
Shpërthimi i fortë në Bejrut
Shpërthimi katastrofik në Bejrut ndodhi më 4 gusht, me disa shpërthime të vogla e më pas një të madh që tronditi gjithë kryeqytetin. Shpërthimi la afro 200 viktima dhe mbi 6000 të plagosur, e mijëra qytetarë që mbetën pa shtëpi e biznese. Abbas Ibrahim, drejtori i përgjithshëm i Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, deklaroi se shpërthimi kryesor kishte ndodhur nga 2,750 ton nitrat amoni që ishte konfiskuar nga qeveria dhe ishte ruajtur në port pa masa sigurie për gjashtë vitet e fundit në kohën e shpërthimit.
Marrëveshja tregtare Kosovë-Serbi në Uashington
5 shtatori ishte një ditë e shënuar për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar që jeton atje. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan atë të premte, marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Më poshtë janë pikat e përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar:
Marrëveshja për autostradën Beograd-Prishtinë; Marrëveshja e hekurudhave Beograd-Prishtinë; Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme; Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”; Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës; Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë; Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G; Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare; Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur; Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë; Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste; Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur; Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.
Tërmeti në Turqi dhe Kroaci
Në tetor të 2020 një tërmet i fortë 6.7 ballë goditi Turqinë. Epiqendra ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit. Lëkundjet u ndjenë në gjithë Greqinë jug-lindore dhe në Turqinë perëndimore. Pamjet e shpërndara me shpejtësi në rrjete sociale treguan dëme të mëdha në qytetin ne Izmirit, që një ditë më parë festonte 97-vjetorin e Republikës Turke. Në total u konfirmuan 114 viktima dhe mbi 1000 të plagosur.
Dje në mesditë një tërmet i fuqishëm 6.3 i shkallës Rihter tronditi Kroacinë. Viktima e parë ishte një vajzë 12-vjeçare e cila ishte duke ecur me nënë e saj, kur një pllakë e rëndë betoni i ra sipër. Në 24 orë janë konfirmuar 7 viktima dhe shumë të plagosur. Dëmet materiale janë tepër të larta.
Gjykata speciale në Hagë konfirmon aktakuzat për krime lufte ndaj Hashim thaçit dhe Kadri Veselit
Ditët e para të nëntorit ishin tepër të vështira për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar. Gjykata speciale në Hagë konfirmoi aktakuzat për krime lufte ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Mbi ta rëndojnë 10 akuza për krime lufte, si: Përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Ish-luftëtarët e UÇK-së po mbahen ende në paraburgimin e gjykatës speciale, ndërsa jo më herët se dy javë më parë Thaçit iu refuzua liria me kusht.
Zgjedhjet në SHBA
Zgjedhjet në SHBA këtë vit u zhvilluan nën trysninë dhe presionet si të presidencës Trump ashtu dhe të popullit pro Trump, ndaj presidentin aktual Joe Biden. Numërimi ditët e para e shkëputi Trumpin ndjeshëm nga rivali i tij, por më pas gjithçka u përmbys. Kontestimet ishin për shkak se kampi i Biden u akuzua për manipulim dhe vjedhje votash.
Çdo ditë që kalonte Biden fitonte në shtetet e mbetura që ishin vendimtare për rezultatin final, por Trump refuzonte të pranonte humbjen, duke deklaruar se do ta çojë çështjen në gjykatën kushtetuese, pasi ka prova për manipulime votash. U konfirmuan shumë vota të cilat i përkisnin personave të vdekur. Për kampin e Donald Trump, manipulimi më i madh u bë në votat me postë. Në janar 2021 në ditëlindjen e tij pritet që Joe Biden të bëhet zyrtarisht presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vdekja e legjendës, Diego Armando Maradona
Në 25 nëntor 2020 bota e futbollit mbajti frymën. Legjenda argjentinase Diego Armando Maradona ndërroi jetë. Ylli argjentinas prej kohësh para vdekjes ishte në gjendje të rënduar pasi kreu dhe një operacion në kokë. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij, pas një mpiksje gjaku në tru. Diego Armando Maradona lindi më 30 tetor 1960, ish-menaxher futbolli dhe një ish-futbollist profesionist i dalë në pension. Së fundmi ka qenë trajner i klubit Argjentinas Primera División Gimnasia de La Plata.
Krijimi i vaksinës anti Covid-19
Ndërkohë që shumë shtete janë duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë për të luftuar pandeminë e koronavirusit, më shumë se 170 vaksina janë duke u zhvilluar nga ekipet hulumtuese në universitete dhe laboratore nëpër botë. Disa nga to tashmë janë duke u testuar në njerëz.
Zbulimi rus Rusia së fundi ka njoftuar se është duke planifikuar prodhimin në masë dhe vaksinimin në masë të popullatës me vaksinën e quajtur Sputnik V, vaksinë kjo që sipas disa shkencëtarëve është zhvilluar në një proces që ka kapërcyer masat e rëndësishme të sigurisë që bëjnë pjesë në fazën e tretë të ciklit zhvillimor të vaksinës.
Programi ndërkombëtar i njohur si Covax, i cili udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).
Rezultatet përfundimtare të testeve për vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga firma gjermane BioNTech dhe partneri amerikan Pfizer treguan se ajo kishte një normë efikasiteti prej 95%. Më datë 19 dhjetor Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Moderna.
Vaksina anti-Covid e kompanisë AstraZeneca, e krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, ëhstë miratuar nga rregullatori i barnave dhe pritet të futet në përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe.
BBC shkruan se, miratimi i vaksinës së AstraZenecas shënon një pikë kthese për Britaninë dhe do të zgjerojë fushatën e vaksinimit masiv dhe mund të rikthejë jetën në normalitet pas rritjes shqetësuese të rasteve me Covid-19. Newsbomb.al