Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit evropianë shpallën të mërkurën se dy palët kanë përfunduar në kohë bisedimet mbi marrëveshjen e investimeve.
Mbrëmjen e të premtes Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një video-takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, homologun francez Emmanuel Macron, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Xi theksoi se marrëveshja e investimeve Kinë-BE pasqyron vendosmërinë dhe besimin e palës kineze për nxitjen e hapjes së nivelit të lartë dhe do t’u shërbejë investimeve të ndërsjella midis Kinës dhe Evropës në uljen e pragut për hyrjen e tregut të palës tjetër, krijimin e mjedisit më të mirë të biznesit, ofrimin e garantimit më të fortë institucional dhe për një perspektivë më të ndritshme bashkëpunimi.
Presidenti Xi theksoi se kjo marrëveshje do të nxitë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore pas pandemisë, do të forcojë liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve globale, do të shtojë besimin e bashkësisë ndërkombëtare për globalizimin ekonomik dhe tregtinë e lirë dhe do të japë kontribut për formimin e një ekonomie të hapur botërore.
Kina dhe BE-ja nisën bisedimet mbi marrëveshjen e investimeve që nga viti 2014. (Wang Lei/ Albana)