Ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka treguar arsyen se pse në kabinetin qeveritar mungojnë përfaqësues nga të katërt qarqet e Veriut.
Në emisionin ‘Repolitix”, ajo tha se nuk është një gjë e qëllimtë dhe nuk ka shumë rëndësi, pasi qytetarët me origjinë veriore kontribuojnë, pasi janë në nivele të komisioneve vendimmarrëse të ministrive aktuale.
“Të rëndësishme janë detyrat që kanë ato nga veriu. Nga veriu ka pozicione kyçe në komisionet vendimmarrëse. Nuk mund të punojë vetëm Ministri, pa përfaqësinë e vet. Dhe në këtë nivel ne kemi përfaqësues nga veriu,” tha shkurtimisht Ekonomi.