Pas krimit të dyfishtë që tronditi kryeqytetin, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti, tha për ‘BalkanWeb’, se një 20 vjecar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. mësohet se autor i ngjarjes, është kunati i tij, i cili dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, i cili është punonjës paraburgimit të Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.