Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga vrasja makabër e dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, më 31 dhjetor të 2020. Autori i ngjarjes së rëndë është 59-vjeçari, Përparim Ademi.
Ky i fundit, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit, duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda, raporton “News24”. Në ato momente, dy motrat kanë qenë duke ngrënë bukë.
Kur Zhaneta dhe Kristina kanë hapur derën dhe kanë parë se është 59-vjeçari, menjëherë kanë tentuar që të mbyllin derën. Por Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira.