Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump ka akuzuar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lidhur me shifrat e COVID-19.
Sipas Trump shifrat në SHBA janë të ekzagjeruara, dhe për ta fajin e ka CDC që raporton qëllimisht shifra të pasakta.
Trump thekson se po ndiqet një metodë qesharake nga qendrat, e tipi ‘’Kur keni dyshime, quajeni Covid’’, dhe ky është si një lajm i rremë.
STATUSI NGA DONALD TRUMP
Numri i rasteve dhe vdekjeve të virusit kinez është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara për shkak të CDC. Metoda qesharake e përcaktimit krahasuar me vendet e tjera, shumë prej të cilave raportojnë, me qëllim, shumë të pasaktë dhe të ulët. “Kur keni dyshime, quajeni Covid”. Fake News!