Dy vajza rezultojnë të zhdukura në Tiranë që nga data 1 janar. Denoncimin e kanë bërë public prindërit e tyre, që dyshojnë se vajzat minorene janë mashtruar dhe trafikuar.
Dy vajzat të cilat tashmë policia është vënë në kërkim për gjetjen e tyre janë Kejsi Ahmetaj dhe Moina Hajdari.
Sikundër mësohet Kejsi Ahmetaj është nxënëse në vitin e parë në shkollën ‘Ismail Qemali’
Ato u larguan nga banesat përkatëse duke u thënë prindërve se do të shkonin te njëra-tjetra për tu uruar Vitin e Ri, por që nga ai moment, numrat e tyre të telefonit qëndrojnë të fikur.
Ndërkohë që prindërit dyshojnë për trafikim, dhe u kanë bërë thirrje nëpërmjet mediave që të kthehen në banesat e tyre.