BallinaAktualitetMjeku sherr me zv.ministrin, por e ndërpresin: Do t’ju kthej përgjigje se...

Mjeku sherr me zv.ministrin, por e ndërpresin: Do t’ju kthej përgjigje se s’më lë Silva Bino rehat

spot_img
spot_img

Mjeku Petrit Vargu është përplasur ashpër me zv.ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Koja lidhur me procesin e vaksinimit në Shqipëri.

Por ndërsa po fliste live në OPEN, Vargut iu ndërpre zëri disa herë.

Në momentin që Koja i kërkoi përgjigje, mjeku tha se në fakt po e pengonte Silva Bino që të fliste, sepse i dërgonte mesazhe.

“Do t’ju kthej përgjigje…do t’ju kthej po prit, duro se s’më lë Silva Bino rehat, më shkruan në Whatsapp, më shikon këtu,”– tha Vargu.

Ai u shpreh se 500 mijë doza nuk mjaftojnë, ndërsa akuzoi zv.ministrin për propagandë.

Pjesë nga debati:

Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.

Koja: Po çfarë propaganda po thua more zotëri.

Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.

Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën. Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.

Vargu: Këto janë vendime politike.

Koja: E ka vendosur komiteti e ekspertëve.

Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se sa votojnë majtas

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular