BallinaKronikeTronditëse/ Ademi e mori peng Zhanetën dhe e çoi në hotel, çfarë...

Tronditëse/ Ademi e mori peng Zhanetën dhe e çoi në hotel, çfarë ndodhi një ditë para vrasjes së motrave

Detaje të reja tronditëse janë mësuar nga historia e Përparim Ademit me dy të dashurat e tij, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau me breshëri plumbash. Report Tv ka mësuar detaje nga ngjarja e rëndë dhe dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarë kyç dhe persona të përfshirë dhe që kanë dijeni për ngjarjen.

Drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e Zhanetës ka pasur një debat dhe dy motrat ia kanë bërë të qartë Përparimit se duhet të ndërpriste marrëdhënien me ta. Ishte hera e fundit që shkonte tek ata. Ai është larguar dhe deri një ditë para vrasje, domethënë më 30 dhjetor, nuk ka pasur me komunikim dhe takim me to.

Më 30 dhjetor në mëngjes ai ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur në mëngjes herët kur ajo del për pune.  Vetë përparimi ka treguar se e ka marrë Zhanetën dhe e ka futur në makinë duke e kërcënuar me thikë. Në Kërrabë të Tiranës sipas Ademit i ka kërkuar që të riktheheshin dhe të shkëputej nga personi tjetër që dyshonte se kishte lidhje.  Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas kanë shkuar në Hotel.

Kujtojmë se dje Gjykata Penale ka caktuar “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili ekzekutoi në vigjilje të Vitit të Ri me një breshëri plumbash motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular