BallinaAktualitetFallxhorja-qytetares: Po të tradhtojë më, me lekun e vet do qxxxx…

Fallxhorja-qytetares: Po të tradhtojë më, me lekun e vet do qxxxx…

spot_img
spot_img

Stop sjell një tjetër fallxhore, këtë herë në zonën e Astirit. Ajo sheh filxhan dhe i thotë vajzës që i drejtohet se nuk duhet të mërzitet, por t’ia hajë kokën me të mirë të dashurit, i cili jeton në Angli. Kur qytetarja i thotë se ka frikë se ai e tradhton, fallxhorja i përgjigjet: “Po të tradhtojë më, me lekë do qxxxx, me lekun e vet do qxxxx”.

Qytetarja-Ju shqetësoj? Si kaluat?

Fallxhorja-Mirë.

Qytetarja-Ndjesë për shqetësimin.

Fallxhorja-Tani ti do me pa filxhan?

Qytetarja-Unë dua me më gjet zgjidhje…

Fallxhorja-Pive kafe, e shoh filxhan se unë, me bo mirë e tjetër s’di me bo…

Fallxhorja-Kushton 10 mijë lekë.

Qytetarja-Ok!

Fallxhorja-Kafen do ta bësh vetë aty, i ke të tëra pajisjet me xhezve me gjëra, me të tëra dhe bëje vetë.

Fallxhorja-O goce nga të kemi, prej Tirane ty…

Fallxhorja-Kush është me B? Mos qaj, as mos u mërzit. Pse qan, a tash ke bo llafe me të ti? Tani, dy javë.

Fallxhorja-Dëgjo goce, haja kokën me të butë se dhe nuk do me të lënë, por janë kushtet e tij ashtu. Ky mendon me ardhur këtej, se është t’u prit një dokument thotë. Në qoftë se unë arrij e marr këtë dokumentin thotë do vijë prapë. Ti do ta takosh prapë nuk shoh shkëputje me të. Veç po të them qetëso veten ti.

Qytetarja-Unë kam frikë edhe tradhtinë se shpeshherë e shoh…

Fallxhorja-Po gocë e dashur ti që je këtu ai në Angli atje. Është në Angli?

Qytetarja-Ai për momentin është këtu, po do ikë, se ka ardhur tani, se është me letra.

Fallxhorja-Po dëgjo tani. Tradhtinë, në qoftë se një mashkull jeton jashtë shtetit, do rrijë të presë ty? Si thua ti? Ia kërkon ti dot? Hë? Po pse më tradhton? Po të tradhtojë më, me lekë do qxxxx, me lekun e vet do qxxxx.

Qytetarja-Po.

Fallxhorja-Nuk ta hap telefonin, s’flet 2-3 ditë, shkroi një mesazh të bukur, shpirti im më mungon, zemra ime ku je.

Qytetarja-Ok.

Fallxhorja-Ma qetëso thuaj, më qetëso, njëherë të thotë ty sa të shkosh ti do të thotë do të shkruaj ty të qetësohesh ti.

Qytetarja-Të ruajt Zoti. Shumë faleminderit!

Fallxhorja-Qetëso veten./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular