BallinaIntervistaKritikoi shëndetësinë e Rilindjes/Mjeku Ilir Allkja: Po bëhem gati të iki jashtë,...

Kritikoi shëndetësinë e Rilindjes/Mjeku Ilir Allkja: Po bëhem gati të iki jashtë, kam dy kredi për të shlyer

spot_img
spot_img

Një ditë përpara natës së ndërrimit të viteve, QSUT shkarkoi nga detyra mjekun e Urgjencës Ilir Allkja për shkak të denoncimit të problemeve me përballimin e pandemisë COVID-19. I ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC”, mjeku u shpreh se shkaku i vërtetë ka qenë hakmarrja për pjesëmarrjen e tij në protestat kundër shembjes së teatrit kombëtar. E ndërsa theksoi se po përgatitet për betejën ligjore, mjeku u shpreh se parashikon që të largohet jashtë vendit, pasi në kushtet kur është pa punë dhe ka shtëpinë e makinën me kredi, jetesa në Shqipëri bëhet e vështirë.

Intervista e mjekut Ilir Allkja në ABC

Si ka qenë rutina pas shkarkimit?

Dua t’ju them se jo cdo e keqe vjen për keq. Ditët e festave do të isha në punë, kam punuar në 364 ditë të vitit pa dallim ditë feste, të shtunë të diel dhe këto ditë kam ndenjur se kisha nevojë për pak pushim, jam përkushtuar familjes, kam takuar miq.

Ke filluar një betejë ligjore?

Kam kontraktuar një studio avokatie dhe do të bëj një betejë dinjitoze ligjore, është një akt i paprecedentë në 30 vite që një mjek linçohet publikisht dhe pushohet nga puna për motive politike.

Cfarë ndodhi realisht, pse u shkarkuat?

Në atë letër, vendimin e shkarkimit thuhet se kam nxjerrë informacione konfidenciale për mediat. Absolutisht jo. Unë kam kritikuar përgjigjen e dobët të sistemit shëndetësor. Kam folur rregullisht për numrin e testimeve, infektimeve, trajtimeve në përgjithësi këto. Kam kërkuar ndryshime dhe përmirësime në sistem dhe gjithçka.

A i keni bërë vërejtjet për motive politike?

Jo, gjithçka për motive profesionale. Nuk kam kontratë që nëse duhet të flas për problemet e sistemit shëndetësor duhet të kërkoj leje. Është idiot ky lloj përcaktimi në kontratë, se nuk mund të kërkosh leje që unë do të kritikoj ty në media.

Në kontratë cfarë shkruhet?

Ka të bëjë me daljet për problemet e administrimit.

E keni të ndaluar të dilni për probleme të tilla?

Jo. Ai përcaktim nuk është për këtë. Pasi normalisht do të isha thirrur, do të më thonin e ke të ndaluar të dalësh në media.

Po kontrata cfarë thotë?

Nuk kam asnjë shtojcë që më ndalohet komunikimi në media. Pasi unë gjatë orarit të punës kam respektuar punën. Gjithcka ka ndodhur se pas orarit të punës kam marrë pjesë në protestat për mbrojtjen e teatrit. Kam protestuar kundër zgjedhjeve njëpartiake. Kam kritikuar disa politika të caktuara të qeverisë. Nuk kam menduar kurrë se mund të pushohem nga puna për kritikat.

Cfarë ju ka thënë avokati?

Është një vendim i kompozuar shumë dobët. Shkruhet, që kam sulmuar drejtuesit e QSUT-së, kur nëse unë bëj një thirrje drejtorit të QSUT-së dhe i kërkoj përgjegjshmëri, pasi gjatë pandemisë nuk kam parë asnjë dalje, apo kontribut të tij. Nëse unë them zoti drejtor dorëhiquni, ky nuk është sulm. Do të bëj maksimumin që kjo cështje të trajtohet në Strasburg.

Për ndërrimin e vitit prisja të merrja një shpërblim, atë natë do të isha në punë, por do ta festoja të nesërmen, por unë marr pushimin nga puna. Edhe në diktaturë mjekët që nuk i donte sistemi nuk i hidhte në rrugë i dërgonte në zona të thella. Jam familjar, kam një shtëpi dhe makinë me kredi dhe banka është e ftohtë në këtë aspekt. Nëse do të më kishin thirrur dhe do më thonin se nëse prononcohesh për problemet do të pushohesh unë nuk do ta bëja.

Do të angazhoheni politikisht?

Unë jam njeri i lirë, nuk kam qenë dhe nuk jam ushtar i ndonjë partie.

Por, cfarë ndodh tani?

Parashikoj që të shkoj jashtë. Polonia i ka hequr barrierat për mjekët dhe janë plot vende në Europë. Shqipëria për nga numri i mjekëve për banorë rreshtohet përkrah vendeve afrikane.

Cfarë komenti keni për ambulancat e reja?

Ambulancat nuk mund të bëjnë paradë dhune.

U fshihet informacioni njerëzve nga spitalet?

Po. Është fshehur. Informacion është edhe deklarimi te familjarët për gjendjen shëndetësore.

Me qëllim?

Jo, ndoshta nga mundësia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular