BallinaOP ED“Kuturu-ja artistike dhe kukuku-ja e vajtueshme qeverisëse”

“Kuturu-ja artistike dhe kukuku-ja e vajtueshme qeverisëse”

spot_img
spot_img

Nga Ardit Gjinali

Shpirti i një kënge është teksti, shpirti i një qeverisje është bilanci. Interpretimi është një lëm i diskutueshëm në rrafshin artistik, por në kontekstin qeverisës kombëtar, i tilli interpretimi i të pavërtetës dhe të parealizuarës si realizim dhe arritje   mbetet veçoria më e spikatur e keqqeverisjes. Nuk është “Kuturu” e arrirë artistikisht e Aleksandër Gjokës apo interpretimi i së njëjtës në përshtatje me atmosferat e fundvitit nga trupa televizive e një televizioni kombëtar; është kuturuja artistike e pjesëtarëve të ansamblit qeverisës “Rilindja e gënjeshtrës së babëzisë” që rendën në televizionet kombëtare për të dëshmuar  vlerat artistike individuale- ata, të njëjtët që u rrekën për të treguar Shqiptarëve dimensionin ndryshe të ansamblit, dimension që nuk fshihet pas telave të kitarës që oshëtin në veshët e sipërrmarrësit të drobitur nga tam-tam-et kërcënuese kryeministrore apo pas valles që evokon shprehjen pa kripë të detit që nuk bëhet kos në kontekstin e një pakete ndihmëse ekonomike të panevojë dhe të  munguar  për ata…spektatorët e shfaqjes së madhe qeverisëse.

Kronika e kuturusë qeverisëse me sfond artistik ngriti siparin me deklaratën e KryeKreut  thuajse çerek-shekullor në pushtet, fjalëshumë dhe punë-mirë aspak, aspak i lavdishëm në qeverisje, por ëndërrimtar i lavdisë së Skënderbeut,  i njëjti që evokoi lavdinë ekonomike të familjeve shqiptare duke paraqitur si zërin më të rëndësishëm përkatësisht arrat e blera nga shqiptari i munduar dhe i sfilitur, të tillat që duheshin për kadaifin dhe bakllavanë; retorikë tolloni dhe sindrom  tepsie duke evokuar ëmbëlsinë që përcjell tek i njëjti,  sherbeti i gjithë-pushtetit dhe  të plot pushtetshmit , shtet-pushtet që është zeherri i demokracisë, interesit  publik dhe të së ardhmes së qytetarit, gjithashtu . Maratona e propagandës së punëve boshe njohu stacionin kohor të rradhës, përkatësisht më 1 Janar me lajmin e sigurimit të vaksinës… një numër i vogël i siguruar nga bujaria e shteteve mike nën parimin legjendar që e “lypura pavarësisht faqes së zezë, nuk të lë pa gjë”; numër i siguruar për shkak të kategorizimit aspak të dinjitetshëm dhe për faqe aspak të bardhë si një vend në nevojë.

Shqiptari i sotëm nuk është bohemi që rend kuturu në kërkim të fatit të tij; i tilli nuk mund të ketë mundësinë dhe lirinë e plotë individuale për të rendur pas fatit të tij, ai…shqiptari është i kushtëzuar nga  faktorë të ndryshëm që diktojnë fatin e tij, përfshirë të tillin më dramatik….largimin me vullnet të munguar nga atdheu për shkak të pamundësive të shtuara prej keqqeverisjes….është në udhëkryqin ekzistencial të së tashmes së rrëmbyer dhe të së ardhmes së munguar. Kuturu-ja jo e denjë e Shqiptarit të sotëm, e tilla jo për shkak të njëjtit ,   është kukuku-ja e vajtueshme e keqqeverisjes që  përmes sundimit i ka rrëmbyer shumëçka vendit duke u rrekur ti rrëmbejë dhe shpresën.

Vigjilja e këtij viti është evokimi i shpresës që nuk tjetërsohet nga tentativat e shtet-pushtetit për të shkurajuar dhe për të penguar ndryshimin e madh për një Shqipëri normale të ditëve më të mira; për një Shqipëri me liri, dinjitet, ligj dhe punë duke i kthyer buzëqeshjen e munguar qytetarit të orvatur dhe të braktisur në fatin e tij, por me mundësi të mohuara. 25 Prilli është dita që qytetari do të marrë në dorë fatin e tij përmes ushtrimit të së drejtës së votës; pjesëmarrja dhe angazhimi i individit përmes votës  si instrumenti i vetëm demokratik  për të rrëzuar autokracinë qeverisëse. Koha për një bashkim të madh për të përçuar një shpresë të re dhe  për një ndryshim të qënësishëm që do ta kthente Shqipërinë të rëndësishme serish, është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular