Ditë më parë në një postim në rrjete sociale aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj tregoi se i ati i tij ishte ndarë nga jeta për shkak të COVID-19.
Ndërsa sot ai ka treguar se i është dashur dhe atij që të luftojë me këtë sëmundje të poshtër siç e quan ai për 14 ditë.
‘ 1 4 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori edhe njeriun e shtrenjtë’ shkruan ndër të tjera në postim aktori duke treguar se tashmë është i shëruar.