BallinaKryesoreQarku Shkodër pa energji elektrike sa herë ka reshje shiu e dëbore

Qarku Shkodër pa energji elektrike sa herë ka reshje shiu e dëbore

spot_img
spot_img

Nga Helidon Bushati

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përgjatë ditëve të fundit dëshmoj edhe një herë
paaftësinë në menaxhimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Dhjetra biznese të hoteleri-turizmit, në qarkun Shkodër, vuajtën mungesën e energjisë elektrike përgjatë festave të fundvitit.
Të gjithë e dimë se industria e turizmit, përgjatë vitit 2020, mori një goditje të dyfishtë, nga njëra anë bllokimi si pasojë e pandemisë e nga ana tjetër mungesa e një pakete konkrete të dedikuar për industrinë e turizmit.
Duke mos mjaftuar mungesa e vëmendjes dhe politikave të posaçme në ndihmë të biznesit turistik, akoma pa u rikuperuar pasojat e shkaktuara nga pandemia bizneset e këtyre zonave ju desh të përballeshin këtë fundvit edhe me mungesën e energjisë elektrike.
Në këto zona rurale ka familje me fëmijë të vegjël, familje me të moshuar, të cilët e kanë jetike furnizimin me energji elektrike në këto ditë me temperatura të ulëta.
Ndaj në emër të banorëve dhe bizneseve të këtyre zonave i bëj thirrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, drejtuesve të OSHEE në nivel qarku, të marrin menjëherë masa për të ndërhyrë në përmirësimin e rrjetit ekzistues të shpërndarjes së energjisë elektrike, i cili është i amortizuar!
Të keni në vëmendje këtë problematik të përsëritur, pasi detyra juaj është ti ofroni një shërbim të rregullt çdo konsumatori!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular