Një tjetër vetëvrasje është regjistruar në Shqipëri brenda pak orësh.
Raportohet se një person i ka dhënë fund jetës në Elbasan. 59-vjeçari ka vrarë veten me armë gjahu.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në fshatin Recan, Elbasan, shtetasi M.A., 59 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.