BallinaKronikeVrasja e dy motrave në Tiranë: Motra tjetër e viktimave është e...

Vrasja e dy motrave në Tiranë: Motra tjetër e viktimave është e dashura e djalit të autorit, zbardhen dëshmitë në polici

spot_img
spot_img

Emisioni Uniko ka zbardhur dëshmitë që kanë dhënë përpara grupit hetimor Kristo Tela, djali i Përparim Ademit, dhe Anxhela E., motra e dy viktimave Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u vranë nga Përparimi më 31 Dhjetor 2020.

Djali i autorit është i dashuri i motrës së dy viktimave që u vranë nga babai i tij. Ai ka treguar se për ngjarjen u informua nga e dashura Anxhela E., e cila i tha se babai i tij Përparimi i kishte vrarë dy motrat.

Dëshmia e Kristo Telës, djalit të Përparim Ademit: “Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela E. që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin.

Ndërkohë që më ka telefonuar e dashura ndodhesha në shtëpi dhe u nisa menjëherë me një makinë të rastit. Së bashku me të dashurën time Anxhelën kishim planifikuar që ta kalonim bashkë natën e Vitit të Ri me dy motrat Zhanetën dhe Verën që njihet ndryshe dhe si Kristina.

Pasi arrita në shtëpinë në katin e tretë kam parë Zhanetën dhe motrën e saj të vrarë dhe erdhi policia e s’kisha çfarë të bëja. Mora mamin dhe u larguam për në shtëpi”.

Kurse e dashura e tij, që është motra e dy viktimave, Anxhela E. i ka thënë grupit hetimor se një ditë para ngjarjes së rëndë, Përparim Ademi kishte marrë Zhaneta Metanin me forcë dhe e kishte kërcënuar me armë. Më pas, sipas saj, kishin shkuar në një hotel ku kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Dëshmia e Anxhela E., motra e dy viktimave: “Motrat e mia kanë patur marrëdhënie me autorin me të cilin kanë patur dhe fëmijë në kohë të ndryshme. Motra Kristina Bardhi jetonte në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit në shtëpinë e Zhanetës.

Debatet nisën me datën 25.12.2020 në një drekë familjare ku Përparimi ka debatuar me një shtetas tjetër që ishte i ftuar nga motrat dhe që quhej Altin. Kur vajta më datën 30 Dhjetor në shtëpinë e motrave pashë që Zhaneta ishte shumë e shqetësuar dhe ka mësuar se Përparimi e kishte marrë në mëngjes me dhunë, e kishte çuar në rrugën e Elbasanit ku ishte kërcënuar nga ky i fundit i cili e kishtë qëlluar me armë në afërsi të dy këmbëve duke e kërcënuar. Më pas ka mësuar se Përparimi e kishtë përdhunuar në një hotel pranë 21 Dhjetorit.

Motra tjëtër Kristina mori në telefon bashkëshorten e Përparimit dhe e njoftoi për ngjarjen. Aty mësova se Kristina foli dhe me Përparimin që kërkoi falje duke premtuar se nuk do e përsëriste më. Fillmisht motrat donin të bënin kallëzim por kur u bindën nga Përparimi se nuk do e përsëriste më vendosën të kërkonin vetëm urdhër mbrojtje. Të nesërmën kur jam zgjuar dëgjova një krismë, më pas kam dëgjuar breshëri dhe ulërima.

Nipi, djali i Zhanetës pa Përparimin të ulur në divan me armën drejtuar tek mjekra dhe më pas ka shtënë por plumbi ka ikur lart. Në këtë moment ai ka mbyllur derën dhe ka folur me dajën e tij i cili i ka kërkuar të shikonin nëse personat ishin gjallë. Ne pamë që tek frigoriferi kishte një plumb dhe nga frika e gazit dolëm jashtë“.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular