Flet për herë të parë motra e viktimave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u vranë nga Përparim Ademi.
Anxhela Emini ka qenë dëshmitare okulare e vrasjes së dyfishtë të motrave në 31 dhjetor në zonën e Astirit.
“Kam qenë në dhomën e hjumit me nipin tim, gjithcka ndodhi brenda 10 minutash
shumë shpejt e nuk e kam kuptuar por kam parë me sytë e mi.
Mesa dëgjova ka rënë zilja e më duket ka thënë të sqarohej e motrat nuk kanë pranuar pastaj është dëgjuar breshëria e armës”, tha Anxhela në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”.
Më pas cfare ndodhi?
Anxhela: Kam parë te vrima e celësit, kishim hapur pak derën e ai po mbante armën poshtë mjekrës de po dridhej, më dukej se nuk ishte vetvetja, e thoshte pse 3 vite, pse ikën këto tre vite kështu pse ma hëngre pas shpine këtë e dëgjova.
Menduam që vrau veten se dëgjuam një plumb e mbyllëm derën nga frika, por pas 5 minutash hapëm derën e pamë që nuk ishte aty.
Motrat kam pak kohë që i kam njohur se nuk e dija që kisha motra nga ana e babait, babi na ka lënë që të vogla, mami më tregoi më vonë. Kjo është arsyeja pse jam njohur me Kriston se kam ardhur këtu për të njohur motrat e mia.
Nga data 25 ka nisur konfliktet që motrat u ftohën nuk donin ti afroheshin më e i kishin bërë bllok në cdo vend.
Kam tre vite me Kriston, do e kisha dëgjuar po të përmendej prostitucioni apo trafikimi asnjë herë, do ma kishin treguar se motrat më kanë thënë të gjitha historitë.
Ndiheshin të lumutura, këtë e tregojnë dhe fotot. Ato flisnin me Bashkimin por nuk i tregonin asgjë ca ndodhte, se nuk donin ta mërzisnin.
Motra e vogël Zhaneta kishte filluar një lidhje me një djalë më të ri në punën ku punonte, kjo ka shkaktuar acarime.
Lidhja kishte nisur para 3 vitesh, por Perparimi tani e zbuloi nga djali i saj, i tij, i cili ka thënë cdo gjë që tregonte e dëgjonte”.