Largimi nga LSI i ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, ka shkaktuar reagimin e parë politik.
Drejtuesi i LSI-së për qarkun e Beratit, Ardit Çela shprehet se forca politike që përfaqëson nuk ka kohë të merret me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij.
Postimi i drejtuesit politik të LSI të qarkut Berat Ardit Çela:
Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit.
Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij.