Një mjet është qëlluar me armë zjarri gjatë mesnatës në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë. Policia njofton se në rrethana të paqarta është qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica ,25 vjeç por fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.
“Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës” thuhet në njoftimin e policisë